Integrimi i serbëve në Kosovë pas Marrëveshjes së Brukselit – Raport i politikave

19 mars 2015 – Kosova dhe Serbia kanë filluar një detyrë të madhe, integrimin e serbëve të Kosovës dhe të infrastrukturës administrative e financiare të Beogradit në territorin e Kosovës në sistemin e Kosovës – me pak fjalë, “integrimin e serbëve”. Kjo bazohet në një marrëveshje të fituar me vështirësi, të ndërmjetësuar nga BE-ja, dhe është përshëndetur si një ndër arritjet më të mira të Brukselit. Megjithatë, zbatimi i saj në terren ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë më sfidues. Integrimi ngre çështje të thella, emocionale midis shqiptarëve dhe serbëve, dhe keqkuptimet e vogla lehtë mund të shkaktojnë reagim të dhunshëm. Vargu i institucioneve të përfshira – qeveritë komunale, shkollat, kujdesin shëndetësor, gjykatat, shërbimet e sigurisë dhe të tjera, me buxhete prej disa qindra milionë eurosh – është tmerrues. Nuk ka asnjë precedent, grup të praktikave më të mira ose udhëzues të përcaktuar. Prishtina dhe Beogradi e filluan këtë proces për arsye të ndryshme: Prishtina për ta vendosur sovranitetin dhe integritetin territorial, Beogradi për ta kënaqur BE-në. Asnjëra nuk e vlerëson përmasën e detyrës, apo tendencën për t’i zotuar burimet financiare – dhe politike – që kërkohen. Me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, Kosova dhe Serbia duhet ta vendosin një synim të integrimit të plotë të institucioneve serbe në sistemin e Kosovës deri në fund të vitit 2015 dhe të lëvizin shpejt për ta bërë marrëveshjen e tyre realitet. 

Lexo më shumë: Integrimi i Serbëve në Kosovë pas Marrëveshjes së Brukselit



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]