Bashkëpunimi Rajonal dhe Marrëdhëniet e Mira Fqinjësore

Grupi për Ballkan promovon integrimin e plotë të minoriteteve dhe komuniteteve në të gjithë rajonin, harmoninë shoqërore ndërmjet komuniteteve dhe marrëdhëniet paqësore midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me një përvojë të pakrahasueshme të punës në proceset e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Grupi për Ballkan synon të adresojë dhe analizojë të gjitha çështjet e dialogut teknik dhe politik, përfitimet, sfidat dhe ndikimin e këtyre proceseve drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje mes dy vendeve. Grupi për Ballkan jo vetëm që monitoron nga afër dialogun dhe zbatimin e tij, por është gjithashtu i angazhuar në zhvillimin dhe rritjen e mbështetjes për dialogun si në nivel politik ashtu edhe në atë shoqëror, përmes bashkëpunimit me akterë të ndryshëm dhe ofrimit të mbështetjes së drejtpërdrejtë në procesin e dialogut.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]