Fokus Grupi në Ferizaj – Fushata kundër radikalizimit “Mbështetje për premtimin”

14 nëntor 2016 – Sot, Grupi për Ballkan mbajti një takim me një tjetër fokus grup, me të rinjtë e moshës 18-35 vjeç, në Ferizaj. Qëllimi ishte të rritej ndërgjegjësimi dhe njohuria midis të rinjve për pasojat e radikalizmit dhe rëndësinë e kundërshtimit të ideologjive të dhunshme ekstremiste, me fjalë dhe në praktikë. Diskutimet pasqyruan vullnetin e kufizuar të pjesëmarrësve për të folur për problemet e tyre personale me njerëz jashtë familjeve të tyre. Qëndrimi i grupit është se shoqëria po kapet e papërgatitur për t’u ballafaquar me ekstremizmin. Ata deklarojnë se shoqëria e ka të vështirë ta bëjë dallimin mes ekstremizmit dhe radikalizimit, që, sipas mendimit të tyre, shpesh përdoret në kontekst të gabuar. Diskutimet shtjelluan ekstremizmin në kontekstin e përkufizimit si shprehje dhe si akt. Mesazhet e zakonshme të këtij grupi të synuar janë: “Unë ndihmoj komunitetin përmes edukimit, e jo përmes ekstremizmit!” dhe “Ekstremizmi nuk është në traditën tonë!”



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]