Gratë në politikë dhe vendimmarrje

Grupi për Ballkan është i përkushtuar për të nxitur një mjedis të barabartë gjinor, duke marrë parasysh se përfaqësimi i ulët i grave në politikë dhe vendimmarrje shpërfaqë një deficit të konsiderueshëm në demokracinë dhe institucionet tona. Nëpërmjet fushatave avokuese, aktiviteteve, publikimeve dhe ngjarjeve të tjera, ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë që gjysma e popullsisë të ketë mundësi të barabarta dhe të përfaqësohet në mënyrë të balancuar në institucione dhe pozita vendimmarrëse.

Një nga aktivitetet tona kryesore është fushata “Një thirrje për ndryshim”, e cila promovon rritjen e përfaqësimit të grave në politikë dhe vendimmarrje, si dhe përafrimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme me Ligjin për Barazinë Gjinore. Për të forcuar demokracinë në Kosovë, Grupi për Ballkan bën hulumtime dhe analiza mbi pozitën e pafavorshme të grave dhe mungesën e përfaqësimit në politikë dhe institucione në vend.

Përfaqësimi i grave në organet vendimmarrëse mbetet i ulët. Ne përpiqemi të zvogëlojmë hendekun gjinor.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]