KSPAG organizoi takimin e pestë të Komitetit Drejtues

3 shkurt 2020 – Grupi për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG) ka mbajtur takimin e pestë dhe të fundit të Komitetit Drejtues për të diskutuar arritjet e aktiviteteve të zbatuara për promovimin dhe komunikimi i përfitimeve të marrëveshjeve teknike të dialogut teknik Prishtinë-Beograd.

Gjatë takimit në mënyrë të detajuar është diskutuar rreth rezultateve të aktiviteteve të cilat përfshijnë takime të drejtpërdrejta me qytetarë dhe profesionistë dhe analiza të publikuara të mediave. Ata kanë vlerësuar se sa janë arritur objektivat e parapara, sa janë dëgjuar përvojat e qytetarëve dhe në çfarë mase publiku është i informuar për përfitimet e dala nga marrëveshjet teknike dhe si përmirësojnë ato jetën e tyre të përditshme. Takimi u përcoll edhe me diskutimin për të ardhmen e projektit dhe konzorciumit në përgjithësi.

Poashtu gjatë këtij takimi u arrit në përfundim se aktivitetet e projektit ofruan një pasqyrë për qytetarët dhe grupet e interesit se cilat janë përfitimet konkrete nga marrëveshjet e dialogut teknik midis Beogradit dhe Prishtinës dhe rritën debatin se si të përdoret kjo platformë për komunikim dhe ndërveprim më të mirë midis të gjithë akterëve në shoqëri.

Përkundër sfidave me të cilët u përball projekti gjatë implementimit, aktivitetet e tij u përmbyllën me sukses dhe brenda afateve kohor. Anëtarë e KSPAG vlerësuan lartë kontributin e projektit në krijimin e debatit publik me qytetarët dhe grupeve të interesit.

Ky aktivitet u mbështet financiarisht nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë dhe Bashkimi Evropian. Përmbajtja e marrë nga takimi është përgjegjësia e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi (KSPAG) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pasqyrojë pikëpamjet e Ambasadës Norvegjeze në Kosovë apo Bashkimit Evropian.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]