Dialogu i Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë: Arritjet dhe Sfidat

Raporti i ri i Grupit për Ballkan “Dialogu i Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë: Arritjet dhe Sfidat” përshkruan në detaje procesin e dialogut, marrëveshjet e arritura dhe e shqyrton nivelin e zbatueshmërisë së tyre. Ky raport do të shërbejë për të krijuar një sistem më të mirë të memories institucionale në qeveri. Gjithashtu, raporti i trajton sfidat dhe arritjet kryesore të dialogut teknik si dhe ofron rekomandime konkrete për t’i adresuar ato sfida dhe për të siguruar implementimin e marrëveshjeve.

Dialogu kishte për synim përmirësimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e problemeve ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë, përmes arritjes së marrëveshjeve në fusha të ndryshme. Raporti i trajton marrëveshjet teknike dhe ato politike si pjesë e një procesi të vetëm të lehtësuar nga BE-ja. Poashtu, ofron një analizë të detajuar të nëntëmbëdhjetë marrëveshjeve të dialogut teknik, një pjesë e të cilave janë implementuar kënaqshëm. Megjithatë, procesit i mungoi transparenca dhe llogaridhënia. Rezultatet e arritura nuk u promovuan mjaftueshëm ndërsa të njëjtat u përdorën për beteja politike të brendshme dhe kundër njëri tjetrit.

Ky raport është i përqendruar kryesisht në Kosovë dhe i thekson veprimet politike, ligjore dhe administrative të institucioneve kombëtare për zbatimin e marrëveshjeve. Duke qenë se qeveria dhe institucionet nuk posedojnë informata rreth procesit të dialogut në tërësi, përmbajtja e këtij raporti do të shërbejë për të krijuar një sistem më të mirë të memories institucionale në qeveri. Këto të dhëna janë po aq të rëndësishme edhe për fazën e re të dialogut me Serbinë. Ky raport poashtu synon të i’u ndihmojë institucioneve akademike, hulumtuesve e studentëve – të cilët vazhdimisht kërkojnë informata për dialogun nga Grupi për Ballkan, për të gjetur të dhëna më të sakta dhe të artikuluara për këtë proces.

“Ky publikim është prodhuar me mbështetjen e Ambasadës Mbretërore Norvegjeze. Përmbajtja e këtij publikim është përgjegjësi e vetme e Grupit të Ballkanit dhe nuk mund të konsiderohet se reflekton pikëpamjet e Qeverisë së Norvegjisë “.

Për më shumë lexoni raportin e plotë këtu



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]