AKS – “Një përbindësh” apo zgjidhje premtuese?

Igor Marković

Prezantimi i Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013, ka ngritur shpresat jo vetëm në aspektin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe duke hapur rrugë për manovra me qëllim të përmirësimit të raporteve të ndërsjella në një mjedis politik sfidues për Ballkanin Perëndimor. Ndonëse disa nga nenet e kësaj marrëveshje janë zbatuar në mënyrë të suksesshme, 6 nga 15 pikat e kësaj marrëveshje, dedikuar formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (AKS), nuk janë adresuar në praktikë. Kjo e fundit në fakt është shndërruar në burim të mosmarrëveshjeve të hidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm në lidhje me natyrën, strukturën e brendshme dhe kompetencat e saj, por edhe lidhur me vet emrin.

A mundet ky dualitet lidhur me bazat e krijimit të AKS –së në Kosovë, të ri-aranzhohet dhe/apo të tejkalohet?

Nëse diskutimet, që janë zhvilluar për tetë vite lidhur me thelbin e AKS-së, lihen mënjanë, prapë duket se mundësia e formimit të këtij asociacioni/komuniteti nuk ka qenë në agjendat e palëve negociatore.

Nën ndikim të narrativave populliste dhe diskurseve të dëmshme të politikave të përditshme në Kosovë dhe në Serbi, koncepti i formimit të AKS-së është shndërruar në viktimë të ‘popullistëve të djathtë’. Zgjidhja mbase më premtuese e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, AKS-ja, është përdorur si argument në favor të ideve irredentiste dhe të diskutimeve (e thashethemeve) jo-transparente lidhur me të ashtuquajturat shkëmbimet/ndarjet territoriale. Si rezultat, është i domosdoshëm ofrimi i një perspektive  tjetër lidhur me përparësitë e AKS-së,  në vazhdën e dialogut, si një proces shumë i nevojshëm në këtë periudhë.

Me apo pa kompetenca ekzekutive, formimi i AKS- së (sic është përcaktuar me Marrëveshjen) do të shndërrohej në një prej shtyllave kryesore për procesin e kthimit dhe krijimit të mundësive për komunitetin Serb (që të qëndrojnë dhe të jetojnë në Kosovë). Sipas hulumtimeve të ndryshme të bëra përgjatë viteve të fundit -ndërmjet komunitetit serb- nëse krijohet AKS-ja, ajo do të rriste potencialet e sigurisë institucionale dhe do të siguronte pjesëmarrje intensive në aspektet ekonomike dhe politike të jetës në Kosovë. Duke marrë parasysh rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të procesit të integrimit të këtij komuniteti në institucionet e Kosovës, strategjia që siguron përfitime të ndërsjella është ndërtimi i besimit në institucione.

Nga në hap i tillë, do të siguroheshin të drejtat institucionale në tërësi dhe komunikimi i drejtë me komunitetin Serb në Kosovë, pa pasur nevojë për ndërhyrje nga akterë të tjerë. Në rrethana të tilla, shqetësimet dhe interesat e këtij komuniteti jo-shumicë do të adresoheshin në nivel lokal: nga vendasit përmes mjeteve lokale, pa u shndërruar në një arsye për mosmarrëveshje tjetër në mes të Prishtinës e Beogradit.

Ajo çka kemi kuptuar nga pandemia COVID-19 është se komunikimi zyrtar në mes të 10 komunave me shumicë serbe dhe institucioneve qendrore, ka qenë i vështirë. Me AKS-në si ndërmjetëse, ky komunikim i dobët në mes të dy niveleve të qeverisë do të përmirësohej e do të fuqizohej.

Duke i adresuar shqetësimet kryesore të këtij komuniteti (dhe komuniteteve tjera), përmes një mekanizmi të vetëm, institucionet qendrore do të kenë një mundësi më të mëdha për qasje në problemet e tyre, por në të njëjtën kohë do të jenë më të përgjegjshëm, në aspektin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve jo-shumicë dhe përmbushjes së kërkesave të tyre. Një zgjidhje si kjo do të siguronte efektivitet institucional në të gjitha nivelet dhe ka shumë gjasë të eliminoj mospajtimet ekzistuese në mes tyre. Kështu, 38 komunat e Kosovës do të mund të kishin komunikim dhe bashkëpunim direkt dhe pa pengesa me institucionet relevante qendrore.

Në aspektin e brendshëm, krijimi i AKS-së do të ndikonte që mbështetja financiare dhe zhvillimore të mos drejtohet veç kah katër komunat me shumicë Serbe (siç ka qenë prej vitit 2013), por edhe që ato të përqendroheshin në komunat në jug të lumit Ibër. Me këtë ‘demopolizim’ (në mes të komunave me shumicë serbe), komunave në jug të lumit Ibër do t’ u sigurohej qasje në ‘injeksionet’ shumë të nevojshme financiare dhe infrastrukturore, të cilat do të ndikonin direkt në lehtësimin të avancimeve ekonomike, sociale dhe politike në komunat më pak të zhvilluara. Për më tepër do të rriteshin potencialet ekonomike të Kosovës nga stabiliteti që do të siguronte krijimi i AKS-së.

Krijimi i AKS-së do të ofronte edhe zgjidhje të paqartësive të sigurisë që rëndojnë Kosovën dhe Serbinë si dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. Duke u bërë shembull i zgjidhjes së mosmarrëveshjes (pas-luftës) përmes në niveli të mesëm të autonomisë të dedikuar komunitetit jo-shumicë, Kosova mund t’i drejtoj përpjekjet e saj drejt proceseve (të brendshme dhe të jashtme) të shumëpritura të pajtimit, ndërtimit të paqes dhe drejtësisë tranzicionale.

Të gjitha argumentet e mëparshme kanë ndikuar që të dërgohet procesi i dialogut në një rrugë qorre. Gjendja ekzistuese nuk mund të shtyhet më. Nëse vazhdimi i dialogut nuk ka pikë fillimi, pse të mos fillojmë me ato çka na ofron dialogu i Brukselit në këtë pikë, dhe të tejkalojmë paqartësitë e dëmshme konstruktive drejt formimit të AKS-së?!

Ky artikull fillimisht është shkruar në Gjuhën Angleze.

Ky shkrim financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Opinionet e shprehura pasqyrojnë pikëpamjet e autorit/es dhe nuk reflektojnë në pikëpamjet e Grupit për Ballkan dhe të donatorit.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]